Video

Video

Në formë për dasmën, Princ Harry në palestër për të humbur peshë

Mund të jetë një ish-ushtar, por Princ Harry e ka lënë trupin e tij shumë mbas dore. Tashmë që dita më e bukur e jetës së tij po afrohet, Princi britanik ka vendosur që t’i rikthehet regjimit me stërvitje të rregullta. Princ Harry është parë duke shkuar në palestër për të kthyer trupin e tij në formën ideale për ditën e dasmës. Sipas mediave britanike rezultatet e Princit kanë qenë befasuese pasi ai ka humbur shumë kile. E fejuara e tij, Meghan Markle gjithashtu iu është nënshtruar një diete për të mbajtur trupin në formë.

Read More »

Njihuni me Deborah Xhako, shqiptarja që po magjeps “The voice of Italy 2018”

20-vjeçarja shqiptare Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”.Falë zërit të saj brilant, Deborah, e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, është në gjysmëfinale.Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit.Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombësve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare, por sepse ajo është një zë magjepsës.Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx./“Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”,/ i tha ai në një nga netët e provës.

Read More »

Pas Cosby, lëvizja “Time’s Up” synon R Kelly

Lëvizja “Time’s Up” ka premtuar mbështetje për fushatën #MuteRKelly pas akuzave për sjellje seksuale të pahijshme ndaj yllit të RnB. Bizneset dhe mjedise muzikore që promovojnë R Kelly-n do të jenë nën shenjestër. Por ai i ka mohuar të gjitha akuzat.“Ne kërkojmë hetime ndaj abuzimeve seksuale të R Kelly-t ndaj femrave me ngjyrë dhe familjeve të tyre për më shumë se dy dekada”, thuhet në një deklaratë. Deklarata përmend shpalljen fajtor të Bill Cosby për sulme seksuale. Kelly, i cili ka shitur më shumë se 60 milionë albume në të gjithë botën ka mohuar akuzat ndaj tij. Duke përfshirë edhe akuzat e vitit të kaluar se ai po mban disa vajza të reja në një kult “abuziv”.Avokati i këngëtarit tha për BBC se Kelly do të punonte me zell dhe me forcë për të ndjekur akuzuesit dhe për të pastruar emrin e tij.

Read More »