Shqipëria humb tre vende, “kuqëzinjtë” të 66-it në renditjen FIFA

Kombëtarja shqiptare ka humbur tre vende nga renditja e FIFA-s gjatë muajit të fundit.

Kjo për shkak se disa nga skuadrat kanë bërë një paraqitje pozitive në aktivitetet e zhvilluara muajin e fundit si EURO 2020, Kupa e Amerikës apo Kupa e Amerikës Qendore.

Aktualisht Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 69, tre vende më poshtë se ai i muajit të kaluar, kur pozicionoheshin në vendin e 66.

Ndërsa për Dardanët e Kosovës ka qenë një muaj i mirë pasi janë ngjitur me 5 vende dhe momentalisht ndodhen në të 115.

Listën vijon ta kryesojë Belgjika, ndjekur nga Brazili, Franca, Anglia, ndërsa Italia është ngjitur në vendin e pestë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey