Shqipëria përgatit “spitalin e luftës”, për 30 ditë është gati (FOTO)

Adelina Ismaili kujton Leze qenën nëpërmjet kësaj fotografie

Adelina Ismaili kujton Leze qenën nëpërmjet kësaj fotografie

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një spital që do të përdoret për situatën nga koronavirusi. Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tregoi me detaje planin si do të funksionojë ky spital karantinë.

Mësohet se godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida, për qeverisë siç kryeministri Edi Rama e quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna.

Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey