Shqipëria sonte luan në udhëtim te San Marino

Kombëtarja e Shqipërisë sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen e rrethit të tretë në kuadër të Grupit I, shkruan Zeri.info.

Pas fitores ndaj Andorrës dhe humbjes nga Anglia, “Kuqezinjtë” sonte luajnë në udhëtim te San Marino.

Shqipëria vlerësohet favorite absolute për të triumfuar në këtë ndeshje, teksa San Marino paraprakisht ka regjistruar dy humbje, ka pësuar nga Anglia dhe Hungaria.

Ndeshja San Marino – Shqipëri zhvillohet nga ora 20:45 në “Stadio Olimpico” të Serravalles. /Zeri.info

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey