Shqiponja dykrenore s’mungon në Kupën e Botës, tifozi nga Katari provokon lojtarët serbë pas humbjes nga Brazili

Një tifoz nga Katari është përkujdesur t’i provokojë lojtarët e Përfaqësueses së Serbisë pas humbjes nga Brazili në kuadër të kampionatit botëror “Katar 2022”.
Brazili e nisi mirë edicionin e sivjetmë të Kupës së Botës, duke marrë një fitore relativisht të lehtë me rezultat 2-0 ndaj Serbisë në kuadër të Grupit G.

Të dy golat për Selecaon u shënuan nga Richarlisoni, por i dyti ishte thjesht magjik me një goditje me gjysmë-gërshërë.

Megjithatë, vëmendjen e vodhi një tifoz në tribunat e stadiumit “Lusail Iconic” me gjestin e tij pas ndeshjes.

Tifozi nga Katari kishte vendosur t’ia rikujtonte Serbisë humbjen e para disa vitesh nga Zvicra dhe festën e famshme të futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ai pa u menduar dy herë dhe në humor të mirë vendosi ta bëjë shqiponjën dykrenore me duar, me shqiponjën që identifikon shqiptarët.

“Albania” ose “Shqipëria” ishte fjala e vetme e tifozit nga Katari, i cili provokonte duke qeshur futbollistët e ekipit serb.

Loading...