Shqiptarët do votojnë liderin apo kandidatin?

Data e zgjedhjeve lokale në Maqedoni po afron. Në kampin shqiptarë vërehet se qytetarët më shumë interesohen për partinë apo liderin se sa për kandidatën që do të udhëheqin komunat në të ardhmen.

Tradicionalisht shqiptarët në Maqedoni votojnë të ndikuar nga lideri apo partia. Për këtë arsye jo rrallë kemi pasur edhe kandidatë anonim të cilët me logon e partisë i kanë fituar zgjedhjet dhe kanë qeverisur komunat për një kohë të gjatë.

Mbetet të shihet se a do të ndryshoj ky fenomen në zgjedhjet e tetorit.

Gazetari dhe publicist, Emin Azemi thotë për agjencinë e lajmeve INA se, partitë politike te ne ende veprojnë sipas një inercioni të brendshëm në përcaktimin e linjave strategjike.

“Për rrjedhojë, edhe strategjitë elektorale vuajnë nga ky inercion, ku nuk ka një diferencim të qartë në mes të lojalitetit blanko ndaj partisë nga ana e individëve dhe aftësive kreative individuale të tyre. Ka plot individë kreativ e të aftë që nuk janë të përfshirë nëpër parti politike dhe ky është problem i kahmotshëm, për arsye se si duket partitë më tepër preferojnë lojalitetin e kamufluar si poltronizëm, se sa aftësitë kreative të njerëzve. Unë nuk jam kundër lojalitetit, kur ai është parimor, sepse të jesh lojal ndaj organizatës partiake, ndaj institucionit, ndaj liderit nuk është punë e keqe, por kur lojaliteti dominon dhe shitet si aftësi, kur lojaliteti (lexo: poltronizmi) zëvendëson të gjitha diplomat dhe sukseset, atëherë këtu lindin problemet dhe partitë politike këtu bien në provim”, thekson ai.

Sipas tij, edhe në zgjedhjet e tetorit liderët e partive politike do të kenë një rol vendimtarë në përcaktimin e kandidatëve.

“Në këtë rrafsh e shoh edhe situatën në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku filtri përfundimtar i kandiatëve sërish do të jetë lideri. Fatkeqësisht te ne ende ka grupe të ngushta brenda partisë, të cilat nisen nga do interesa klanore në përcaktimin e kandidaturave dhe si të tilla ato i servohen edhe liderit. Ky i fundit nuk ka gjithaq informacion për kandidatin, mirëpo klani brenda partisë ia imponon atij kandidatin, duke ia numëruar atij aftësitë që megjithatë përbëjnë një preferncë që nuk shkon përtej militantizmit partiak”, shprehet Azemi.

Ai thekson se, zgjedhjet lokale duhet të jenë të ndyrshme nga ato parlamentare. “Mirëpo te ne i ngatërrojnë gjërat dhe për pasojë baza e gjerë elektorale disi mbetet e përjashtuar nga vendimmarrja demokratike në përpilimin e listës së kandidatëve për kryetar komune dhe pëpr asambleist. Kjo është arsyeja ndoshta pse admanistrata tona komunale janë joeifikase në menaxhimin e problemeve dhe nevojave të qytetarëve, duke u përqëndruar vetëm në disa aktivitetet sporadike që më tepër bëhen për efekte elektorale. Nëse një kryetar komune e shihni të del në terren pak javë para zgjedhjeve, duke dashur të kompenzoj përgjumjen e tij katërvjeçare me do punë të bëra shpejt e shpejt, ai kryetar nuk duhet ta gëzojë më besimine qytetarëve. Mirëpo, fatkeqësisht ndodhë që individë të tillë sërish të rikandidohen, sepse makineria e klaneve ua imponon votuesve pikërisht këta gjumash aspak jokreativ.
Jam spekptik se gjërat do të ndryshojnë në drejtim pozitiv, ndoshta edhe për faktin se vetëdija qytetare për rëndësinë dhe fuqinë e votës ende lë për të dëshiruar dhe ky është një terren shumë i përshtatshëm për ata që poltronizmin vazhdojnë të na e shesin si gjenilaititet politik!”(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey