Shqiptarët e Cërnilishtës së Prilepit, mbijetojnë nga duhani por vendlindjen nuk e braktisin! (Video)

Mbijetesën e sigurojnë nga kultivimi i duhanit por vendlindjen nuk e lëshojnë. Trendi i largimit të rinisë nuk e ka prekur fare fshatin Cërnilishtë të Prilepit, shkruan gazeta LAJM. Të rinjtë në këtë fshatë me rreth 2000 banorë, shkollohen dhe punojnë paralelisht.

Cërnilishta është një nga fshatrat më të thellë në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut i banuar me shqiptarë. Ndonëse të rrethuar nga vendbanime maqedonase dhe të harruar nga qendrat shqiptare të vendimarrjes, shqiptarët e Cërnilishtës nuk i janë nënshtruar politikave asimiluese të regjimeve të ndryshme.

Sot, banorët e Cërnilishtë thonë se nuk kanë probleme etnike me banorët maqedonas të fshatrave përreth. Megjithatë, në qytetin e Prilepit janë të kujdesshëm dhe nuk i përgjigjen provokimeve. Në mes të fshatit ndodhet shkolla fillore “Ismail Qemali” e themeluar në vitin 1948. Këtu i ndjekin mësimet mbi 323 nxënës, 310 prej të cilëve janë shqiptarë. Në të kalurën ka pasur tentativa për mbylljen e saj, por këto përpjekje s’kanë qenë të suksesshme. Fakti që banorët i kanë rezistuar fenomenit të emigrimit ka bërë që numri nxënësve në këtë shkollë të mos ulet prej vitesh, problem ky me të cilin përballen shumë vendbanime.

Banorët e Cërnilishtës ekzistencën e sigurojnë nga kultivimi i duhanit … Por, kriza që shkaktoi pandemia me koronavirusin ka prekur si asnjëherë edhe ekonominë e këtij fshati dhe sipas banorëve vetëm këtë vit janë dëmtuar për rreth 1 milion euro. Banorët sqarojnë se shumë padrejtësi iu bëhen pasi ta prodhojnë duhanin dhe kërkojnë që në fshatin e tyre të ndërtohet një fabrikë për përpunimin e duhanit. Infrastruktura në këtë fshat nuk dallon nga vendbanimet tjera rurale. Edhe në Cërnilishtë, banorët kanë probleme me sistemin e kanalizimit dhe me mungesën e ujit. Apeli i banorëve të Cërnilishtës është që politika t’i kthejë sytë nga venbadnimet shqiptare si Manastiri, Dollneni, e Çashka që rinia të mos ikën nga trojet e veta./Gazeta LAJM

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey