Shqiptari 8 vjeçar me rol të rëndësishëm ne filmin “Ready or Not”

Duke filluar prej 21 gushtit në të gjitha kinematë në Kanada do të shfaqet filmi “Ready or Not”, një komedi e zezë amerikane e llojit horror, ku merr pjesë me një rol të rëndësishëm edhe aktori shqiptaro-kanadez, 8 vjeçari Etienne Kellici, te pakten keshtu njofton sot televizioni komunitar shqiptar ne Toronto- Kanada, “Pasqyra”, raporton Bota sot, nga New York.

Ky Televizion “Pasqyra” me themelues e drejtor te saj Ilir Lena, ne njoftimin e saj ne rrjetin social Facebook, tha po ashtu se së shpejti, teleshikuesit e saj do te njihen me Etienne, përmes ekranit të emisionit te tyre javor “Pasqyra”, qe trasmetohet ne Kanada dhe SHBA, ne platformen me te madhe shqiptare AlbTv, Televizioni Kultura Shqiptare, dhe ne rrjetin kabllor kanadez nje ore ne jave. “Filmi në fjalë është një nga 3 projektet serioze, ku ai ka marrë pjesë dhe ku shfaqet plot talent, krijues dhe pasionant” shkruan PasqyraTV.

“Ready or Not” është një film thriller me komedi të zezë amerikane për vitin 2019 me regji nga Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, nga një skenar i Guy Busick dhe R. Christopher Murphy. Aty yllon Samara Weaving si një grua e porsa martuar që bëhet e “merzitura” nga vjehrrat e saj. Mark O’Brien, Adam Brody, Henry Czerny dhe Andie MacDowell jane bashkë-aktor te cilet ndajne rolet si burri i saj dhe anetar te familjes se tij, përkatësisht.

Filmi pati premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Fantasia në 27 korrik 2019, dhe është planifikuar të dalë në 21 gusht 2019, nga Walt Disney Studios Motion Pictures nën siglen e fameshme te studios prestigjoze “Fox Searchlight Pictures”. (INA)

Kalimtari ia fali një të pastrehu këmbëzbathur (Video)

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 20, 2019 10:42 am ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=148610
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit