“Shqiptari nuk do të na komandojë”, bërtasin serbët në Mal të Zi

Adriatik Kelmendi

“Shqiptari nuk do të na komandojë”, kanë bërtitur sonte në Podgoricë mbështetësit e partive proserbe duke protestuar ndaj Dritan Abazoviqit.

Çka po ndodhë në Mal të Zi?
Protestuesit dhe dy partitë me të cilat ishte Dritani deri tash në koalicion po e quajnë tradhëtar. Por tradhëtar të kujt?! Këto dy parti, edhe pse u shtirën si të reformuara, vazhduan të punon kundër Malit të Zi të pavarur, por Serbisë dhe Rusisë, duke e minuar edhe bashkëpunimin me NATO-n dhe stabilitetin në rajon me qasjen mospërfillëse ndaj Kosovës.

Sipas Perëndimit dhe përfaqësuesit amerikan Escobar partitë proserbe “janë tradhëtare” të Malit të Zi evropian.
Për këtë arsye, me bekimin (për të mos thënë edhe ndërmjetësimin) e Escobar, do të ndodhë bashkëpunimi i partisë së Presidentit Milo Gjukanoviq dhe progresistëve të tjerë malazias, bashkë edhe me pakicat, për t’i ndalur hovin depërtimit të politikës ruse, nëpërmjet të Serbisë, në republikën e vogël në brigjet e Adriatikut.

Shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq, tashmë ka siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin e Malit të Zi për të qenë kryeministri i ri i vendit. Për herë të parë në histori në Mal të Zi pritet të jetë një shqiptar në krye të shtetit. Në qeverinë e pakicës ushëhequr nga ulqinaku, pritet të të jenë edhe disa ministra shqiptarë.
Së shpejti, pritet po ashtu që SHBA-ja ta publikojë listën me emrat e personave non grata nga Mali i Zi, kryesisht sabotues të NATO-s, mosnjohës të Kosovës dhe poltronë të Rusisë.

Konfrontimi i drejtpërdrejtë SHBA-Rusi në Ballkan do të jetë ky në Mal të Zi, për të vazhduar në Republikën Serbe të Bosnjës dhe tutje në rajon.
Do të jenë muaj interesantë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey