Shqiptari sulmohet me thikë në mes të autobusit, me plagë të shumta në spital

“Eshtë i dehur me raki skrapari, të japë llogari për floririn”, deputeti i opozitës pro shkarkimit të Ilir Metës

“Eshtë i dehur me raki skrapari, të japë llogari për floririn”, deputeti i opozitës pro shkarkimit të Ilir MetësNjë shqiptar, ende i paidentifikuar është sulmuar me thikë në autobusin 509 të linjës Leoforo Thiseon-Dionisio në periferi të Athinës. Nga informacionet e para mësohet se shqiptari është plagosur nga sulmi me thikë në duar dhe në këmbë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Sipas dëshmitarëve okularë, dy-tre të panjohur hynë brenda autobusit, u drejtuan drejt shqiptarit dhe e goditën me thikë dhe më pas u larguan duke zbritur nga autobusi.

Duket se shqiptarit ata i kishin bërë pritë. As shoferi dhe as udhëtarët e tjerë nuk u prekën nga sulmi. Në vendin e ngjatjes, ka mbërritur ambulanca, si dhe forcat e policisë, të cilat kryen dhe hetimet për rastin. Ndërkohë që shqiptari u dërgua drejt spitalit, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

“Eshtë i dehur me raki skrapari, të japë llogari për floririn”, deputeti i opozitës pro shkarkimit të Ilir Metës

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey