Shqiptohen 177 masa në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontorllet e intensifikuara në fushën e trafikut në territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 177 masa.

“Janë shqiptuar 39 masa për tejkalim të shpejtësisë, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferë, 21 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

Nëntë masa janë dhënë për përdorim të telefonit, shtatë masa që kanë kryer këmbësorët, gjashtë masa për vendosjen e folive në vetura, gjashtë masa për kalim në semafor me sinjal të kuq, katër masa që kanë kryer shoferët dhe motoçiklistët, 47 për parkim jo të rregullt”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey