Shtatzënë dhe e infektuar me Covid-19, Almeda Abazi tregon gjendjen e saj shëndetësore

Almeda Abazi, e cila është në pritje të ëmbël, zbuloi pak ditë më parë se bashkë me bashkëshortin e saj turk, Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19.

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të aktorit, ai u dërgua në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan.

Ndërsa Almeda Abazi tregoi pas pak ditësh se aktori është kthyer në shtëpi dhe se të gjithë po vazhdojnë trajtimin e nevojshëm.

Ditën e djeshme, modelja ka treguar sërish se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Ajo postoi në Instastory një foto ku shihej jashtë në oborrin e shtëpisë.

“Më në fund ndihem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”,- shkroi ish-misi krahas postimit.

Almeda është në pritje të një vajze, dhe kështu Efehan, djali i shtëpisë do të bëhet shumë shpejt me një motër, të cilën çifti do ta pagëzojë me emrin Alina.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey