Shtetësia, opozita shqiptare e gatshme për negociata

Edhe Aleanca për Shqiptarët njëjtë si partneri I tyre I koalicionit Alternativa, shprehet e gatshme për të negociuar në mënyrë plotësuese mbi draftin e tyre për ligjin për shtetësi, për të cilin kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se nuk është plotësisht në përputhje me marrëveshjen që kishin bërë paraprakisht. Nënkryetarja e partisë Bujare Abazi tha se harmonizimi do të bëhet në një takim të radhës. Nuk bëhet e ditur akoma se për cilat pika pushteti ka dyshime.

“Nëse ka ndonjë argument lidhur me kriteret që kemi caktuar rreth vërtetësisë së qytetarëve për jetesë në Maqedoni edhe në kohën e ish Jugosllavisë atëherë ka mundësi për diskutim. Sidoqoftë është një hap i mirë dhe një mundësi e mirë për të gjitha ata që shumë gjatë kohë kanë mbetur pa shtetësi”, tha Bujare Abazi, Aleanca për Shqiptarët. Për momentin nuk dihet akoma se në çfarë formati mund të jetë takimi i radhës por takimet e mëhershme ishin zhvilluar mes kryetarëve Zaev, Sela dhe Gashi në praninë e ministrave Spasovski dhe Mariçiq.

Nga grupi parlamentar i LSDM-së për momentin nuk bëjnë të ditura detaje por thonë se drafti i opozitës është në shqyrtim në dikasterin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë. Teksti i propozuar nga opozita shqiptare parashikon dy mënyra përmes të cilave qytetarët përfitojnë statusin shtetas. Njëra ka të bëj me lindjen në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetra me natyralizim. Mënyra e dytë e i referohet edhe personave apatrit, ku përcaktohen disa kushte ligjore të cilat duhet plotësua.

Teksti i propozim-Ligjit për shtetësi

-Marrja e shtetësisë me natyralizim
-Të ketë mbushur 18 vite;
-Deri në parashtrimin e kërkesës të ketë jetuar (në mënyrë ligjore) në RMV;
-Të ketë siguruar banesë dhe mjete të vazhdueshme për ekzistencë;
-Të mos jetë i dënuar me burg në RMV ose shtetin ku jeton;
-Të mos ndiqet penalisht në RMV;
-Të zotërojë gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës;
-Të mos i jetë shqiptuar dënim për frekuentim në RMV;

Deri në një zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për opozitën shqiptare, kjo e fundit nuk do të tërheqë mijëra amendamentet me të cilat ka bllokuar disa ligje të tjera në Kuvend./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey