Shtetet që e njohin dhe nuk e njohin Kosovën

Daut Dauti

Në listën e njohjeve të pavarësisë së Kosovës figurojnë 117 shtete. Këto njohje janë siguruar kryesisht me ndihmën e Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Turqisë. Tashti njohjet janë ndalur për shkak se duket që këto tri shtete nuk kanë më ndikim te shtetet tjera që kanë mbetur pa e njohur Kosovën.

Një grup i shteteve, siç janë Rusia, Kina dhe Irani, nuk e njohin Kosovën mu për arsye të SHBA-ve, Britanisë dhe Turqisë. Grupin tjetër e përbëjnë shtetet që frigohen nga shembulli jo i mirë që Kosova paraqet për sovranitetin e tyre, siç janë Spanja dhe Qipro.

Prandaj, këto shtete rreshtohen pas Serbisë. Por, këto shtete nuk e bëjnë këtë veprim për shkak se e duan Serbinë dhe e urrejnë Kosovën. Por, për shkak se Kosovën e shohin si projekt kryesisht anglo-amerikan. Kjo është se si ndahet sot bota në aspektin strategjik ku Kosova është në qendër. Këtu Kosova nuk ka shumë rol për të luajtur në njohjet e mëtejme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey