Shteti i kapur nga oligarët

intelektual-2

Ramadan Idrizi

Situata momentale në RMV-të shqetësimet dhe mbijetesa e popullit të mjerë, sa vjen e rëndohet si në aspektin financiar ashtu dhe psikik.

Në kohë të fundit po e mundon popullin edhe siguria personale dhe e ardhmja e fëmijëve pasardhësve të tyre.

Qytetari i thjeshtë për një dënim trafiku bllokohet në çdo aspekt llogarite financiare dhe rrezikon shkuarjen në burg, ndërsa OLIGARKËT me parat e vjedhura nga Populli blejnë drejtësinë dhe çdo gjë tjetër që blihet dhe kur e shohin se nuk ka rrugëdalje tjetër largohen nga shteti pa u munguar edhe një qime floku.

Me të drejtë shumë njerëz që njoh dhe që kanë mirëqenie të mirë, në mendje kanë largimin nga shteti jo që kanë probleme financiare por nuk shohin siguri për të ardhmën e fëmijëve të tyre.

Me Gjyqësor dhe politikë të këtille nuk pretendohet Europa se pari duhet të respektohen ligjet dhe Qytetaret të jenë të barabartë pa marë parasyshë a është i pasur apo i varfër dhe mandej mundet te mendohet për EU.

Diskriminimi nga përkatësia etnike është çështje në veti pse duhet një grup etnik të luftoje gjithmonë për një të drejtë që i takon me të gjitha normat Demokratike Ndërkombëtare pa i hequr këta paragjykime nuk ka përparim dhe as shtet të së drejtës.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey