Shteti i paaftë ligjërisht të detyroj spitalet private të ulin çmimet e shërbimeve

Shteti nuk posedon një mekanizëm të ligjshëm të urdhëroj spitalet private të ulin koston e shërbimeve të tyre, deklaroi të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, I pyetur nga gazetarët, transmeton Zhurnal.

Numri një i Shëndetësisë, tha se me drejtorët e tre klinikave private tashmë është biseduar mbi këtë çështje , por sqaroi se vetëm nga njëri mori përgjigje se do të përpiqen të ulin çmimin me një përqindje të caktuar.

“Ndonëse apelova të bëjnë këtë nga shkaku se ndodhemi në situatë krize dhe të pandemisë, doktor Zhan Mitrevi shprehu gatishmëri dhe tha se sot do të konfirmojë nëse do t’i ulë çmimet me një përqindje të caktuar, ndërsa ai nga Sistina më tha qartë se nuk mund ta bëjnë, në mungesë të një logjike ekonomike”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey