Shteti në situatë të palakmueshme, nuk di si do të veprojë ndaj padisë së Mukoskit

Ministria e Drejtësisë nuk zbulon nëse do të arrijnë një akord me ish deputetin Krsto Mukoski, i cili e pati paditur shtetin në Gjykatën e Strazburgut, për arrestim joligjor dhe vendosjen e tij në paraburgim për lëndën “27 prilli”, informon Zhurnal.

Gjykata në Strazburg para dy muajve e ka verifikuar lëndën e Mukoskit, ndërsa aplikimi është publikuar dhe zyrtarisht.

Nga Ministria e Drejtësisë për Fokus thonë se lënda ka arritur për përgjigje, por se në këtë fazë nuk mund të zbulojnë ende si do të veprojë shteti. Më saktë, nuk e dinë ende si do të meren vesh me Mukoskin, duke potencuar se vetëm po vijojnë afatet dhe para se të përfundojë do të prononcohen.

Mukoski në aplikim ankohet për mënyrën e arrestimit, derisa ka gëzuar imunitetin e deputetit, ndërsa më pas e konteston dhe ligjshmërinë e paraburgimit që i është caktuar.

Ish deputeti ishte një nga të akuzuarit për sulmin me dhunë në Kuvend. Më pas ai shpëtoi me amnesti. Ai akuzohet se ka hapur dyert e Kuvendit, me çka turma pa pengesa më pas hyri gjithkund në hapësirat e Kuvendit.//Zhurnal.mk

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey