Shtrenjtohen edhe më shumë derivatet e naftës në Maqedoni

Nuk ka të ndalur shtrenjtimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me çrast çmimet rriten mesatarisht për 3,41 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V)dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,50 denarë/litër.

Nga data 13.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 67,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,761 (denarë/kilogram)

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey