Shtyhen dy fluturime në aeroportin e Prishtinës

Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar se dy fluturime janë shtyer si pasojë e problemeve teknike.

Fluturimi i kompanisë ajrore ‘TUI Fly’ në arritje nga Aeroporti Basel-Mulhouse, ka pasur probleme pas aterimit si pasojë e goditjes me shpezë.

Ky fluturim është paraparë të niset për në Basel në ora 2:45 të mëngjesit por është shtyer për në orën 6:27 pas sanimit të problemit.

Edhe një fluturim tjetër është shtyer si pasojë e një problemi teknik. Bëhet fjalë për aeroplanin e kompanisë ‘Onur Air’ me destinacion në Anatali, ku për shkak të një problemi teknik nuk është nisur në kohën e paraparë, 3:30.

Ekipi i kësaj kompanie është duke e trajtuar problemin edhe më tutje.

The post Shtyhen dy fluturime në aeroportin e Prishtinës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 3:26 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148048
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit