Shtyhet debutimi i Messi në Paris

Superylli argjentinas nuk do të jetë në fushën e Parc des Princes të shtunën, me yjet jugamerikan të skuadrës që pritet të mungojnë kundër Clermontit

Lionel Messi prapë nuk do të arrijë që të debutojë në shtëpi me Paris Saint-Germain, me Neymar që po ashtu nuk do të jetë në skuadër për takimin e së shtunës kundër skuadrës së Elbasan Rashanit.

Superylli argjentinas luajti vetëm 24 minuta në ndeshje në udhëtim kundër skuadrës tjetër të dy kosovarëve, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli Reims, derisa nuk ka bërë asnjë paraqitje në Parc des Princes prej largimit të tij nga Barcelona.

Messi ka qenë në Argjentinë ku luajti në kualifikime për Botëror, duke thyer rekordin e Peles për shënimin e më se shumti golave në Amerikën e Jugut, ku vetëm mbrëmë ai shënoi het-trik.

Pas që nuk ka asnjë mënyrë që Messi, Neymar dhe të tjerët të kthehen në skuadër për shkak se kanë udhëtuar drejt Argjentinës, Brazilit etj, Pochettino nuk ka shumë alternativa.

“Për lojtarët jugamerikan, për një çështje të arsyeshme, Paredes, Messi, Di Maria, Neymar, nuk do të jenë në dispozicion”, ka thënë trajneri i PSG-së në konferencën për shtyp.

Derisa këta yje do të mungojnë në ndeshjen kundër Clermont, ata do të jenë gati që të kthehen për të luajtur në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në grupe kundër Club Brugge që do të zhvillohet të mërkurën.

Pochettino duhet të mendojë se si të luajë pasi që në skuadër mungojnë për momentin edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët janë kthyer me lëndime pas ndeshjeve të tyre me Kombëtare.

Sergio Ramos, Marco Verratti, Colin Dagba, Juan Bernat, Layvin Kurzawa dhe Ismael Gharbi të gjithë pritet të mungojnë për shkak të lëndimeve apo gjendjes se tyre jo të mirë fizike.

Ka disa lajme pozitive për Pochettinon, megjithatë, me Kylian Mbappe që është kthyer në stërvitje gjatë ditës së mërkurë. /GazetaExpress/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey