Shtyhet edhe me 3 vjet përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër

Pasi dështuan ta përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër deri në qershor të këtij viti, qeveria tani njofton një afat të ri për përfundimin e tij. Kjo do të jetë shtyrja e tretë e afatit pasi fillimisht ky aks i autostradës, që filloi ndërtimin në vitin 2014, duhej të kishte përfunduar deri në vitin 2018. Për momentin, thotë Boçvarski, po negociohet me kontraktorët. Sipas tij ka një projekt të plotësuar të gatshëm, me reviziomn dhe se tashmë mund të punohet në njëzet pozicione.

Ka shumë punë në këtë autostradë. Është e rëndësishme të kemi një autostradë të qëndrueshme dhe të sigurt. Meqenëse kemi disa informacione nga organi mbikëqyrës, para fundit të vitit 2023, ose fillimit të vitit 2024, nuk mund të presim lëshim final në funksion me regjim të rregullt të trafikut, por seksion pas seksioni, aty ku do të përfundojnë, ne do t’i hapim ata për qarkullim”- deklaroi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Megjithëse është e qartë se shumë pak punohet përgjatë gjithë seksionit të autostradës, numri i punëtorëve është shumë i vogël, dhe shumica e makinerive janë në ngecje, Boçvarski thotë se nuk është kështu. Sipas tij, çdo ditë më shumë se 365 makineri ndërtimi dhe më shumë se 730 punëtorë janë në terren.

“Për autostradën Kërçovë-Ohër, në vend të lavdërimeve, Qeveria duhet të përgjigjet. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se qeveria aktuale, dhe veçanërisht partneri shqiptar në koalicion, BDI, nuk kanë turp”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie, nga 70 projekte të infrastrukturës për ndryshim të trasesë, vetëm 20 janë aprovuar. Boçvarski mohon se çmimi i autostradës do të rritet dhe se janë të nevojshme fonde shtesë. Sipas tij, vlera e autostradës është ajo që u përcaktua në vitin 2018 dhe arrin në 598 milion euro. Deri më tani, janë asfaltuar 31% e trasesë totale./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey