Shtyhet edhe ndarja e shpërblimeve “Globi i Artë”

Shtyhet edhe ndarja e shpërblimeve “Globi i Artë”Shtyhet edhe ndarja e shpërblimeve “Globi i Artë”

Ceremonia e përvitshme e ndarjes së shpërblimeve kinematografike, “Globi i Artë”, të cilat i ndanë Shoqata e Gazetarëve të Huaj, zakonisht mbahet në javën e parë të janarit por për shkak të vonesave në projektet filmike, të shkaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit, kjo ngjarje e cila mbahet në Beverly Hills të Kalifornisë, tani është shtyrë për datën 28 shkurt të vitit 2021

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Twitter shkruhej: “Jemi të lumtur t’iu informojmë se edicioni i 78-të i ceremonisë së përvitshme ‘Globi i Artë’, do të mbahet të dielën më 28 shkurt të vitit 2021. Ceremonia do të transmetohet live në kanalin NBC, ndërsa do të zërë vend në hotelin “The Beverly Hilton” të Kalifornisë”, transmeton Koha.

Lajmi i shtyrjes së kësaj ngjarjeje e cila e fillon zyrtarisht sezonin e shpërblimeve në Hollywood, vjen pak koha pasi Akademia e Arteve dhe Shkencave e cila është përgjegjëse për organizimin e ceremonisë “Oscar”, e bëri të ditur lajmin se po e shtynë atë për dy muaj, pra për 25 prill të vitit 2021.

Edhe ceremonia britanike e ndarjes së shpërblimeve kinematografike “BAFTA”, e ka shtyrë datën e mbajtjes për 11 prill të vitit të ardhshëm.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey