Shtyhet gjykimi për rastin “Llaskarca”

Nuk ka epilog ende rastin me tragjedinë e autobusit të “Durmo Turs” që ndodhi tre vite më parë në Llaskarcë, në autostradën Shkup – Tetovë.

Në këtë aksident fatal, humbën jetën 16 udhëtarë të autobusit të kompanisë gostivarase, ndërsa 37 të tjerë mbeten me plagë. Ata po udhëtonin në destinacionin Shkup – Gostivar, kur në orët e mbrëmjes ndodhi tragjedia.

Katër muaj pasi gjykatësi i çështjes urdhëroi superekspertizën, ajo nuk është finalizuar dhe nuk dihet se kur do të ndodhë.

Televizioni Alsat ka biseduar me Damjan Mircevskin, bartësin e superekspertizës, i cili ka theksuar se për rastin janë duke punuar shtatë ekspertë të fushës së komunikacionit dhe fushës së mekanikës.

Fatkeqësia e autobusit të “Durmo Tours” ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku 16 udhëtarë humbën jetën, ndërsa 37 të tjerë u plagosën. Në këtë rast janë të akuzuar 6 veta, mes të cilëve pronari i kompanisë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey