Si do të jetë moti nesër e pasnesër në Kosovë?

12 persona nga Malisheva në pritje të rezultateve për koronavirus

Në Kosovë po vazhdon të mbajë mot i ndryshueshëm.

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Dita e premte dhe e shtune do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet ma të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

12 persona nga Malisheva në pritje të rezultateve për koronavirus

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey