Si do të lejohet organizimi i dasmave në Maqedoni dhe Kosovë

Pas shumë pritjeve më në fund pasuan vendimet për lejimin e organizimit të dasmave në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut vendosi që nga fillimi i muajit tjetër të lejohet organizimi i dasmave por në ambiente të hapura dhe ende ska vendim për ambientet e mbyllura. Pra lejohen dasmat në restorantet që kanë ambiente të hapura. Por këto janë kushtet:

“Të lejohet organizimi i dasmave me kapacitet prej 50 për qind, në ambiente të hapura, por jo me më tepër se 100 të ftuar. Në një tavolinë të jenë prezent maksimum gjashtë persona”, thuhet në vendimin e propozuar.

Ndërkohë në Kosovë qeveria në mbledhjen e sotme, pritet të lehtësoj masat kundër koronavirusit, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me bizneset gjatë kësaj jave. Ditë më parë, Kryetari i Odës së Hotelerisë Hysen Sogojeva ka treguar se si pritet të bëhet organizimi i dasmave.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, p.sh në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, dmth distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Qetash me i lëshu dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150, 200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey