Si e vlerësojnë qytetarët hyrjen e “Alternativës” në Qeveri? (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i “Alternativës” Afrim Gashi të dielën kanë firmosur marrëveshjen për përfshirjen e kësaj partie opozitare në Qeveri. Kjo parti, me 4 deputetë, i ka siguruar shumicën parlamentare partive në pushtet, të cilat pas largimit nga Qeveria të lëvizjes Besa, kishte mbetur me 60 deputetë. Pas marrëveshjes për të hyrë në Qeveri, është prishur koalicioni opozitar që kishte “Alternativa” me Aleancën për Shqiptarët. Por, si e vlerësojnë qytetarët vendimin e partisë së Afrim Gashit për t’iu bashkuar Qeverisë? A u dëmtua opozita shqiptare me këtë vendim? Ekipi i gazetës Lajm ka zhvilluar një anketë në Shkup, me ç’rast qytetarët kanë shprehur qendrime të ndara. Një pjesë e tyre e kanë quajtur tradhëti ndaj ASH-së, hyrjen e Alternativës në Qeveri, ndërsa një pjesë tjetër kanë mirëpritur vendimin. Anketën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey