Si është çmimi i derivateve të naftës në Ballkan, ku më lirë, e ku më shtrenjtë?

Rritja e çmimeve të naftës ka bërë që makinat të jenë luks në mbarë botën.

Ky fenomen është i dukshëm edhe në rajonin tonë, ku çmimet variojnë në varësi të llojit të derivateve të naftës.

Ajo që bie në sy është se Maqedonia e Veriut e humbi titullin e destinacionit më të lirë për të blerë si naftë ashtu edhe benzinë, ​​sepse tani çmime më të lira ka Malin e Zi.

Përkatësisht, në Mal të Zi për një litër benzinë ​​duhet të ndahen 1,68 euro dhe për naftë 1,58 euro, ndërsa në Maqedoni një litër benzin kushton 1,82 euro dhe një litër naftë 1,75 euro.

Në Kosovë çmimet janë pak më të shtrenjta se Maqedonia e Veriut, pasi që një litër benzinë kushton 1.91 euro, ndërsa 1 litër dizel 1.89 euro.

Kur bëhet fjalë për Serbinë, sipas listës së çmimeve është në mesataren e artë për të dy llojet e karburanteve. Pra një litër benzinë kushton 1.68 euro, kurse nafta 1.78.

Por në rajon më së shumti para për benzinë ​​duhet të shpenzohen në Greqi, sepse një litër kushton 2.40 euro. Ndërsa Shqipëria është vendi lider me çmime më të larta të derivateve të naftës, ku një litër dizel kushton 2.15 euro, ndërsa një litër benzinë 1.96 euro.

Çmimet në euro për një litër:

Table with 4 columns and 7 rows. Currently displaying rows 1 to 7.

Shteti
Dizel
Benzinë

Shqipëria

2.16

2.16
2.16

1.96

1.96
1.96

Kosova

1.89

1.89
1.89

1.91

1.91
1.91

Serbia

1.78

1.78
1.78

1.69

1.69
1.69

Maqedonia e Veriut

1.77

1.77
1.77

1.83

1.83
1.83

Bosnje e Hercegovina

1.74

1.74
1.74

1.73

1.73
1.73

Mali i Zi

1.58

1.58
1.58

1.68

1.68
1.68

Gjermania

2.05

2.05
2.05

1.89

1.89
1.89

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey