Si heshtën institucionet përgjegjëse për provën e protestës së djeshme?

Pse u heshtën institucionet përgjegjëse për provën e protestës së djeshme?

Rri n’shpi. Rrini n’shpi. Rri n’shpi. Rrini n’shpi. Kjo kërkesë përsëritej e përsëritej që nga 13 marsi – dita kur u konfirmuan rastet e para me Covid-19 – nga institucionet përgjegjëse për shëndetin publik. Ajo u tha nga ministri Arben Vitia, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, por edhe kryeministri Albin Kurti.

Por, kjo kërkesë ishte shpërfillur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dje organizuan një provë për protestë duke e mbledhur një turmë të madhe njerëzish.

Protesta eventuale ishte mohuar si mundësi në të kaluarën nga Sekretarja Organizative e kësaj partie, Vlora Haxhimehmedi.

Sidoqoftë, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u mblodhën qindra vetë që dukeshin të ndarë nga njëri-tjetri prej një hapësire dy-metërshe.

Është zor e besueshme që secili prej të pranishmëve në atë provë kishte pasur numrin e parafundit të njëjtë me të gjithë të tjerët. E po ashtu, lëvizja e secilit prej protestuesve nuk besohet që mund të koordinohej në atë formë sa distanca mes tyre të mbahej gjithë kohën sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk dihet se në cilën rend juridik të botës parashihet që e drejta për protestë të ishte më prioritare se e drejta për liri të lëvizjes. Kjo e fundit është e kufizuar për shkak të masave restriktive që luftojnë shpërndarjen e infeksionet me koronavirus.

E megjithatë, institucionet që e kishin përsëritur kërkesën “rri n’shpi” kësaj here qëndruan të heshtura. Deri në momentin sa po shkruhet ky artikull nuk ka asnjë fjalë nga ana e ministrit Arben Vitia, e për më keq as nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Natyrisht, për një gjë të tillë nuk reagoi as vetë kryeministri Albin Kurti.

Një heshtje e tilllë nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një heshtje politike.

Qeveria e Vetëvendosjes ishte akuzuar vazhdimisht nga kundërshtarë politikë e analistë të ndryshëm për standarde të dyfishta edhe gjatë kohës së pandemisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey