Si i humbi Elon Musk 14 miliardë USD për ‘një fjalë goje’

Miliarderi Elon Musk, themelues i kompanisë Tesla, humbi 14 miliardë dollarë nga vlera e aksioneve të kompanisë për shkak të një mesazhi të shkurtër në Twitter.

“Çmimi i aksioneve të Teslas është shumë i lartë, në opinionin tim,” shkroi ai.

Kaq u desh dhe kompanisë ‘iu fshinë’ 14 miliardë dollarë nga vlera në treg. Prej këtyre, 3 miliardë dollarë janë aksione të zotit Musk. I pyetur më pas nga Wall Street Journal nëse po tallej për çmimin e aksioneve, ai tha: JO.

Çmimet e aksioneve të kompanisë Tesla janë rritur ndjeshëm këtë vit. Vlera e saj ka shkuar pranë 100 miliardë dollarë.

Një analist tha se ky mesazh ishte tipik për Elon Musk. Por ai tha se kjo do të shkaktojë dhimbje koke për investitorët.

Në një seri mesazhesh të tjera, Musk shkroi: “Do të shes të gjithë pasuritë fizike. Nuk do kem në pronësi as shtëpi”.

“E dashura ime është çmendur me mua”, shkroi ai.

Në fillim të javës, Musk u tregua i ashpër me vendimin për izolimin e Amerikës për shkak të koronavirusit. Ai tha se ky është fashizëm.

The post Si i humbi Elon Musk 14 miliardë USD për ‘një fjalë goje’ appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey