Si ndryshoi Vetëvendosja, nga parti e aksioneve kundër dialogut ,në heshtje totale për marrëveshjet e reja

Sharing is caring!

Këcënoi me jetë Lladrovcin, dënohet

Richard Grenell, ka qenë temë kryesore këto ditë në vendin tonë.

Ka katër ditë që në Kosovë, Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Donald Trump ka dominuar debatin.

Ai e ka rikthyer në skenë çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për çka edhe është i angazhuar, shkruan Reporteri.

Një marrëveshje për linjat ajrore, kërkesa për heqjen e takes dhe paralajëmrimi sot në Beograd për një marrëveshje të re për hekurudhat, kanë zënë në befasi gati krejt skenën politike dhe kanë vendosur në pozicion jashtë loje Bashkimin Evropian.

Gjithë këto zhvillime, kanë nxjerrë një pah edhe një ndryshim të madh në Kosovë. Heshtjen e Albin Kurti, mandatarit për krijimin e Qeverisë, dhe partisë së tij karshi dialogut, marrëveshjes së arritur dhe asaj të paralajamëruar, shkruan Reporteri.

Vetëvendosje është shndërruar nga një parti e aksionit politik, shpesh edhe me dhunë në protesta kundër marrëveshjeve me Serbinë, në një parti që nuk flet për këto tema.
Asnjë qendrim zyrtar nga Kurti apo Vetëvendosje nuk është thënë në lidhje me marrëveshjen për linjën ajrore, as për kërkesën për heqjen e taksës dhe marrëveshjen që u paralajëmruar sot.

Dialogu me Serbinë ishte një prej arsyeve kryesore pse u themelua Lëvizja Vetëvendosje. Kauza kryesore e tyre ishte kjo. Aksionet kryesore i kishin rreth saj, u arrestuan disa herë për këtë.

Dhe sot, kur tashmë e drejtojnë Kuvendin e Kosovës, ka gjasa ta drejtojnë edhe qeverinë, nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Çudinë se si po hesht VV-ja e ashprehi mbrëmë edhe një prej ish njerëzve kryesor të saj, një prej ish organizatorëve të fortë të saj, Dardan Molliqaj.

“I madh e i vogël që ka peshë publike është deklaruar për ose kundër. Dhe njëriu kryesor që pretendon ta ndertojë qeverinë…nuk ka deklarim për një çështje që është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe për të ardhmen e Kosovës në raport me Serbinë”, ka thënë ai mbrëmë në Debat Plus. Ai tha se Kurti heshtjen e ka kalkulim për pushtet.

Kur mediat kanë insistuar që të marrim qendrime nga ta, në Vetëvendosje janë përgjigjur si asnjëherë më parë, që po presin ta studiojnë marrëveshjen zyrtare, ani pse tashmë ajo zyrtare është.

Gazeta Online “Reporteri” nga dita kur u nënshkrua marrëveshje ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vetëvendosje, por kjo ka qenë e pa mundur.
Albulena Haxhiu e kontaktuar nga Reporteri.net kishte thënë shkurt se “nuk jam kompetente (të flet për këtë marrëveshje).

Kurse nënkreytarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku na ka rekomanduar të kontaktojmë me Zyrën për Media. Kësaj të fundit i janë dërguar pyetjet, por deri në këtë moment kur po publikohet shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje. Kujtojmë se partitë tjera, por edhe institucionet si Presidenti, Kryeministri në dëtyrë kanë dhënë qendrimet e tyre pro marrëveshjes së nënshkruar.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey