Si po shtypet inteligjenca e shqiptarëve në Maqedoni dhe viset e tjera shqiptare?!

Nazim Alimi

Qeveritarët modern dhe qeverisja e keqe e politikanëve në Ballkan janë faktorët kryesorë të shtypjes së inteligjencës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe viset tjera shqiptare të qeverisura nga oligrakët.

Zyrtarët shqiptarë kanë aftësi por jo peshë në pushtetet në Maqedoninë e Veriut dhe gjetiu ku cungohen të drejtat pasi çdo kontrollohet nga lartë dhe kryetarët e partive që janë të kapur. A ka më keq që nuk mund ta përdorësh gjuhën amtare dhe shkruash në MV dhe të thuhet se është zyrtare?! Gjuha jonë êshtë e pambrojtur dhe politikave raciste shtetërore duke filluar Reka e vende tjera ku liderët tanë nuk flasin për mbi 150 mijë shqiptar ortodoksë. Çka më tej ore zotrinjë të politikave të mëdha?

Inteligjenca shqiptare e vërtetë është jashtë dhe mbështeten vetëm ato të pushtetit. Diskriminimi vazhdon në shumë fusha përshkak të pëaftësisë së liderëve tanë dhe që 20 vjet mashtrojnë popullin.Viset shqiptare janë të shkatëruarra dhe tani në prag të zgjedhjeve lokale matrapazët e politikës thonë se do bëjnë diçka. Kush këtu i ka fajet dhe kush mban përgjegjësi për jetën e njeriut atje e të drejtat?!

*Autori është anëtar i Ligës Qytetare Shqiptaro- Amerikane dhe aktivist i njohur në Çikago

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey