Si të merrni 250-600 euro nëse fluturimi juaj anulohet ose avioni vonohet më shumë se 3 orë

Çdo vit miliona dollarë shkojnë të padeklaruara pasi shumë pasagjerë të linjave ajrore nuk janë ende në dijeni se kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për vonesën e fluturimit të tyre më shumë se sa 3 orë ose në rast anulimi.

Individët raportojnë rregullisht se pretendimet e tyre legjitime për kompensim janë refuzuar ose injoruar nga linjat ajrore.

Përmes “FairPlane” mund të kontrollohet pretendimi për vonesë ose anulim dhe shumë për dëmshpërblim.

”FairPlane” tarifon për shërbimin e tyre vetëm nëse pretendimi është i suksesshëm.

Çdo person ka të drejtë për një kompensim nëse fluturimi mbërriti 3 orë me vonesë (ose më shumë) dhe gjithashtu për hotel dhe vakte ndërsa është në pritje.

Po ashtu, një gjë e tillë ndodh edhe nëse dikush refuzohet të hipë për shkak të rezervimit të tepërt, ka të drejtë për kompensim plus një fluturim të ri, ushqim dhe hotel derisa të arrijë në destinacion.

Secili pasagjer mund të kërkojë 250, 400 ose 600 euro në varësi të distancës së fluturimit.

Një politikë e tillë mbështetet në rregulloren e nr. 261/2004 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian, bashkë me disa ligje të tjera, që mbron udhëtarët nga problemet e udhëtimit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey