“Si të vjen Ramazani virusi egërsohet”, Gold AG reagon pas masave të reja antiCOVID-19

Reperi shqiptar ka reaguar për masat e reja.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCOVID-19, teksa ka vendosur kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Së bashku me këto institucionet publike dhe private të arsimit para universitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Ndërsa edhe gastronomia është ajo e cila do të pezullojë aktivitetet nga 7 prilli deri më 18 prill.

Reperi i njohur Gold AG ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi, kështu duke quajtur ‘interesante’ këtë, sipas tij sa herë që jemi afër Ramazanit virusi egërsohet.

“Si të vjen Ramazani virusi egërsohet interesant. Ose hapeni krejt ose mbyullne krejt se na keni lodhë”, shkroi Gold AG.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey