Sigurimi i vaksinave, reagon Zemaj: Dëshpëruese të kemi vonesa një minutë, lëre më me muaj

Ka reaguar ish ministri

“Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në komshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, sipas tij, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.

Ai ka shtuar se i duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë, njofton Klan Kosova.

“Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në komshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim”.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga COVID-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”.

“Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj”.

“Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë”.

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje ministri aktual Arben Vitia e ka mbajtur një konferencë për media, ku i ka mohuar raportimet se janë shkaktuar vonesa nga ana e tij në sigurimin e vaksinave anti COVID-19.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey