Sikur të bëheshin gati për luftë- Çfarë iu gjeti policia mbrëmë tre personave në një veturë në Prishtinë?

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të cilëve iu janë gjetur armë e mjete të tjera që asistojnë në kryerjen e krimeve. Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të veturës në të cilën gjendeshin tre persona, u kapën dy pistoleta, 11 fishekë, 12 karikatorë, një maskë e […]

shkurt 12, 2024 - 10:00
 0  7
Sikur të bëheshin gati për luftë- Çfarë iu gjeti policia mbrëmë tre personave në një veturë në Prishtinë?

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të cilëve iu janë gjetur armë e mjete të tjera që asistojnë në kryerjen e krimeve.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të veturës në të cilën gjendeshin tre persona, u kapën dy pistoleta, 11 fishekë, 12 karikatorë, një maskë e zezë, një boks hekuri dhe një shufër metalike.

“Prishtinë 11.02.2024-22:55 . Pas marrjes së një informate, njësiti policor ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të shkurta –pistoleta, njëmbdhjet fishekë , dy karikatorë , një maskë e zezë , një boks hekuri dhe një shufër metalike”, njofton policia.

Sipas njoftimit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Policia ka realizuar një operacion të veçantë gjatë verës që shkoi, ku ka konfiskuar një sërë armësh në kryeqytet.

Vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë se çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë pas mesnatës, posedon ndonjë lloj të armëve.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, pati thënë ai.

Rama s’e ka përmendur më s’i problematikë këtë çështje.