Simovski: Jemi njerëz dhe mund të gabojmë, dhe është njerëzore ta pranojmë gabimin tonë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë në Maqedoninë e Veriut, Apostol Simovski, sonte në Sitel iu referua të dhënave nga përkatësia fetare dhe gabimin teknik që e kanë korrigjuar, përcjell INA.

“Përsa i përket përkatësisë fetare, kemi korrigjuar një gabim teknik që kemi bërë që në ditën e parë të shpalljes. Jemi tunduar të mos e vërejmë se kemi bërë një ndryshim në fushën e ateistëve dhe metodistëve ungjillorë. Ne jemi njerëz me mish e gjak dhe mund të jetë e gabuar dhe është njerëzore të pranojmë gabimin tonë dhe të kërkojmë falje. Na vjen absolutisht keq që është bërë një gabim i tillë dhe prandaj e pranojmë dhe kërkojmë falje. Nuk kemi dashur që të ndodhë, por ka ndodhur, nuk mund ta kthejmë filmin, tha Simovski.

I pyetur për numrin prej 242.579 qytetarëve që në regjistrim janë deklaruar vetëm të krishterë, ai tha se siç janë përgjigjur qytetarët, ashtu ka qenë përgjigja e tyre.

Sipas të dhënave fillimisht të publikuara nga regjistrimi i Entit Shtetëror për Statistika, thuhej se ateistë janë deklaruar gjithsej 355 persona, por këtë fundjavë është bërë korrigjimi dhe numri është 8 764 persona.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey