Sinan Vllasaliu e ka sot ditëlindjen, ja sa vjet po i bën

Këngëtari i shumë pëlqyer e shumë kërkuar nga publiku Sinan Vllasaliu feston sot ditëlindjen.

Ndonëse pamja e tij tregon shumë më pak, por Sinani sot mbush 58 vjeç.

Me muzikë filloi të merret qysh në moshë të re, ishte 7-8 vjet kur shprehi talentin e tij.

Por paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1986. E që atëherë jo vetëm që u bë pjesë e pandarë e skenës por edhe e fansave të tij.

Sot të gjithë e duan dhe respektojnë këngëtarin për hir të këngëve të bukura që ka sjellë e vazhdon të sjellë me zërin e tij të pashteruar.

Ndaj, urime për këngëtarin e të kërkuar e të shumëpëlqyer.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey