Sinani: Zaev iku pa realizuar premtimin për zbardhjen e rastit “Monstra”, “Kumanova” dhe “Alfa” (Video)

Kryetari i forumit Ndërkombëtarë për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Idriz Sinani, deklaroi sot se pushteti aktual liron kriminelët nga burgu, ndërsa mban në burg njerëzit e pafajshëm.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë kriminale, ne do të bëjmë përpjekje që të lirojmë fëmijët tanë, sepse janë të pafajshëm. Ju e dini se këta i lirojnë kriminelët, ndërsa i mbajnë në burg njerëzit e pafajshëm. Kemi kërkuar disa herë hetim ndërkombëtarë, por kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër”, tha Idriz Sinani, kryetar i Forumit ndërkombëtarë për Liritë dhe të drejtat e Njeriut, duke shtuar se ish kryeministri premtoi zgjidhje të këtij rasti, por iku pa mos përmbushur premtimin.

“Ish kryeministri Zaev, premtoi se do ta zgjidh këtë rast, por nuk mundi ta zgjidh dhe iku, u largua pa e zgjidhur rastin” tha Sinani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey