Sipas Zyrës Ligjore, Haradinaj mund ta mbajë mbledhjen e qeverisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga porsti i kryeministrit të Kosovës, do të ulët sërish nesër, në karrigen e kryeministrit të vendit.

Krejt kjo vjen pas thirrje se mbledhjes që e bëri Haradinaj, me së paku 12 pika të rendit të ditës.

Ndonëse, quhet e jashtëligjshme që kjo mbledhje të mbahet, Ballkani.info e ka siguruar opinionin e Zyrës Ligjore të Zyrës së kryeministrit, në përgatitje të kësaj mbledhjeje.

Aty, fillimisht konstatohet se kjo është hera e parë që ndodh një dorëheqje e tillë, që prej hyrjes në fuqi të Kushtetutës, në vitin 2008.

Zyra Ligjore i referohet Kornizës kushtetuese që precizonte që me gjithë dorëheqjen, kryeministri e luan rolin e kryeministrit të përkohshëm deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Për ta sqaruar situatën merren krahasimet me kushtetutat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kroacisë.

Zyra Ligjore është e mendimit se situata e përcaktuar me nenin 95, paragrafi 5 i Kushtetutës, kur kryeministrit jep dorëheqje dhe konsiderohet se qeveria bie, është situatë analoge me situatën kur qeveria konsiderohet në dorëheqje, në kuptim të nenit 100, paragrafi 6 të Kushtetutës së Kosovës. Një qasje e tillë interpretative është aplikuar edhe në Komentarin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me autorë profesorë Dr. Enver Hasani /Prof. Ivan Cukalovic, lidhur me nenin 95, paragrafi 5, ku thuhet se ‘Në kuptim të nenit 95.5 Qeveria bartet nga Kryeministri dhe shkarkimi, dorëheqja apo mbetja e ulëses së kryeministrit vakante, sjell ipso iure pasojën e konsiderimit të Qeverisë si të shkarkuar”. Shkarkimi nënkupton kalimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend, në kuptim të nenit 100 të Kushtetutës.

Pra, fjala “bie,” thënë në nenin 95, paragrafi 5. *(fjala “bie” ekziston vetëm në versionin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërsa, në versionin e gjuhës serbe, kjo fjalë mungon në këtë dispozitë), nuk nënkupton situatën e mosekzistimit të qeverisë, por të ekzistimit të një qeverie “në dorëheqje”, respektivisht në detyrë, e bashkë me të, edhe detyrimin institucional të Qeverisë në dorëheqje/detyrë për të përmbushur disa nga detyrat qeveritare që kanë për qëllim vetëm mbulimin e vakuumit institucional deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Zyra Ligjore e Kryeministrit konsideron se supozimi i mosekzistimit të qeverisë bie në kundërshtim logjik me nenin 4 të Kushtetutës, që flet për ekzistimin e institucioneve të rendit kushtetues.

Zyra Ligjore thotë se Qeveria duhet të bazohet në kompetencat e saj të dhëna me Kushtetutë e legjislacionin në qeveri dhe se Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar për interpretim të Kushtetutës.

Krejt në fund, Zyra ligjore e lut kryeministrin të ketë parasysh se opinionet juridike nuk kanë fuqi obligative juridike, pasi Kushtetutën e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese.

Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS
Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS

The post Sipas Zyrës Ligjore, Haradinaj mund ta mbajë mbledhjen e qeverisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 26, 2019 10:08 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147193
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit