Situata me COVID-19, policia në aksion me kontrolle të rrepta

Zyrtarët policorë vazhdojnë patrullimet anembanë vendit
Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, zyrtarët policorë vazhdojnë të jenë vazhdimisht në terren.

Ngjashëm edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Nga Policia e Kosovës është vlerësuar se çdo aktivitet në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse në këtë drejtim

”Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit”, u tha nga Policia e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pesë vdekje si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 327 raste të reja të këtij infeksioni.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey