Situata pas tërmetit, Meta zbulon çfarë i ka kërkuar qeverisë

Sharing is caring!

Presidenti Ilir Meta bën me dije se ka zhvilluar një takim me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë për situatën e krijuar pas tërmetit. Pas këtij takimi kreu i Shtetit bën të ditur se i ka bërë disa kërkesa qeverisë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta thekson se ka kërkuar fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë.

“Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, etj;

Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor”, shkruan Meta.

Sharing is caring!

Loading...
shares