Skandali me pasaportat, Fetai: Në një vend normal, Qeveria do të dorëhiqej, Hani i përgjigjet

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët derisa komentoi skandalin me rastin “Mafia”, gjegjësisht dhënien e pasaportave të rrejshme dhe dokumenteve tjera personale përfshi edhe shtetësinë, theksoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut shumë më e rrezikshme mund të jetë një grua e moshës 70 apo 80 vjeçare, të cilës i pamundësohet shtetësia, se sa një narko-diler me dosje kriminele. Për Fetain në një shtet normal, pas këtij skandali Qeveria do të jepte dorëheqje kolektive.

Një kriminel i cili mund të paguaj një zyrtarë të korruptuar të MPB-së, mund të marr edhe shtetësi edhe pasaportë të rreme, derisa ne aktualisht flasim për disa javë për problemin e qytetarëve pa shtetësi. Pra për këtë shtet duket se një loke shqiptare, 70 apo 80 vjeçare është më e rrezikshme se sa një kriminel i rrjeteve ndërkombëtare, një narko diler dhe kjo tregon edhe për një kolaps të sistemit të sigurisë në këtë vend duke marr parasysh se MPB-ja, Agjencitë e sigurimit të shtetit nuk janë në gjendje të detektojnë dhënien e këtyre pasaportave për kriminel të rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Në një vend normal unë besoj se qeveria do të kishte rënë në ditën që u zbulua skandali”, tha Arben Fetai, ASH.

Por, zyrtari i BDI-së Tahir Hani, i ftuar në “Rruga drejt…” aksionin e policisë në rastin “Mafia”, e vlerësoi si të suksesshme, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë më shumë se 200 pasaporta personave me dosje kriminele. Për Hanin është e rëndësishme që Ministria për Punë të Brendshme aksionin në fjalë e ka koordinuar bashkë me Interpolin. “Sigurisht që MPB-ja ka zhvilluar një veprimtari jo publike por në aktivitet dhe në veprim të koordinuar me partnerët strategjik të SHBA-ve. Për ne si shqiptarë, por edhe si parti politike por edhe për shoqërinë në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ishte shqetësuese që MPB-ja, organet kompetente në MPB nuk do të ishin në një vijë, në një relacion të bashkëpunimit të ngushtë për kapjen e këtij grupi të administratorëve të cilët kanë dhënë dokumente të rrejshme ndaj personave me dosje kriminele. Pra ne duhet të përshëndesim një veprimtari të tillë, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë një numër i madh i pasaportave të rrejshme”, deklaroi Tahir Hani, zyrtarë i BDI-së./Alsat-M

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey