Skandaloze, si ishte sajuar atentat ndaj Gruevskit para 5 viteve në Kumanovë, ja kush dëshmon?

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga foltorja e kuvendit sot zbuloi se policia në fund të qeverisjes së qeverisë së kaluar ka sajuar akuzë se gjoja dikush ka dashur të organizojë atentat ndaj kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

“Në Kumanovë është dashur të kryhet atentat ndaj Nikolla Gruevskit, kurse në fshatin Çetircë, në ndonjë hambar, është dashur të gjendet ndonjë armë”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje deputetësh, transmeton gazeta Lajm.

Oliver Spasovski, MPB

Spasovski këtë e ndërlidh me ndërhyrjen e forcave speciale në fund të vitit 2016 në shtëpinë e kryeshefit kumanovar Stojançe Veliçkoviq, i cili ishte emëruar asokohe nga Spasovski, si ministër teknik i punëve të brendshme. “Ky ishte një skenar i mendjeve të sëmura”, tha Spasovski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey