Skender Rexhepi: “Alternativa” duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse s’ka datë për negociata

Deputeti i Alternativës, Skenderi Rexhepi deklaroi sot se, partia të cilës i takon ai duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse s’ka datë për negociata.

Ai ka thënë se aktualisht organet partiake janë duke shqyrtuar emrat e ministrave dhe funskionarëve tjerë partiak.

Por, Rexhepi ka thënë se nëse nuk ka datë për fillimin e negociatave me BE-në në janar, atëherë Alternativa seriozisht duhet ta shqyrtoj pjesëmarrjen në qeveri.

“Është një tentativë që vendi të bëhet pjesë e BE-së, por nëse mund të vijë deri te mundësia e dështimit, mendoj se do të duhet të diskutohet edhe në kuadër të partisë kjo çështje sepse një prej pikave për të cilat ne u zotuam ishte edhe integrimi në BE, prandaj mendoj se edhe kjo do të duhet të diskutohet që ta shohim saktësisht, ku duhet të rrugëtojmë dhe si duhet të rrugëtojmë politikisht, ne si subjekt”, u shpreh ai për Lajmpress.

“Duhet ta konsiderojë! Seriozisht e them. Unë do të jem ai që do e ngrejë zërin sepse është një prej pikave kyçe dhe nëse shihet se nuk ka gjasa, duhet të jetë pjesë e bisedimeve të shohim çfarë tutje sepse jemi subjekt politikë që pretendon të zhvillojë veten në kuadër të strukturave por edhe në kuadër të rrugëtimit politik”, ka shtuar ai.
(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey