Skënderbe pa “busull”, ja disa nga arsyet e momentit jo të korçarëve!

Sharing is caring!

Skënderbeu po, Skënderbeu jo. Skënderbeu ndoshta. Ky është një sezon i çuditshëm në Korçë, mes vështirësive të shumta skuadra që e nisi këtë kampionat me synimin për të qenë së paku konkuruese endet mes oshilacioneve dhe periudha e fundit nuk ka qenë aspak pozitive.

Në 3 ndeshje dy humbje dhe një barazim dhe 7 gola të pësuar, nuk janë karakteristikat e një skuadre të Ilir Dajës por ky është një sezon ndryshe dhe vështirësitë në të gjitha frontet. Duke nisur që nga organika e cunguar, e po ashtu dhe specifika e situatës që përjeton klubi ku mund të mendojnë vetëm për të tashmen, pasi e ardhmja është e ndaluar.

Aty gjithçka do të varet nga shpresa e fundit në gjyqin me UEFA-n tanimë të kaluar përtej kornizave të drejtësisë sportive.

Motivimi, duhet të jetë padyshim një front i vështirë për trajnerin, sezonin e kaluar bëri një mrekulli duke ruajtur karakterin luftarak te Flamurtari që nuk paguhej prej gjithë sezonit, e megjithatë egzistonte shpresa se gjërat do të rregulloheshin një ditë.

Skënderbeu sot luan pa stimulin Europë, dhe klasifikimi në realitet ka rëndësi vetëm për të evituar 3 vendet e fundit. Të gjitha problematika të mprehta, ndoshta në të gjithëve na duhet të mësohemi me këtë Skënderbe, të paktën për këtë sezon.

Sharing is caring!

Loading...
shares