Skerdi dhe Tuna publikojnë “A je”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Skerdin.

“A je” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore dhe është punuar nga Estto.

Vija melodike është realizuar nga vet Skerdi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur reperi Elinel.

Foto: Skerdi/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me skena verore, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës që kënga trajton.

Ana vizuale i është besuar produksionit FullMoon Production.

Ky është projekti i tretë muzikor për Tunën këtë verë, pas bashkëpunimeve të suksesshme me Fifin dhe The Victor.

Ndërsa për Skerdin, kjo është kënga e tij e parë për këtë verë. /Telegrafi/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey