Skocia kërkon barinjë për 3 vite punë

Ishulli i izoluar i Orkney-t në Skoci, North Ronaldsay, është në kërkim të barinjëve që do të kujdesen për racën e tij të veçantë të deleve Orkney.

Është një rol i shkëlqyer për këdo që dëshiron të rrijë brenda një hapësire lokale dhe të kujdeset për këto kafshë që hanë alga deti.

Lista e punëve që do të bëjë fermeri përfshin rregullimin e gardheve për delet, menaxhimin e grupit me dele dhe punë vullnetare me ndërtimin e digave që delet të mos kalojnë jashtë ishullit.

Rroga mujore do jetë rreth 3 mijë euro me një orar prej 35 orëve në javë. Puna do jetë për 3 vite.

Banorët e Orkney po kërkojnë dikë që të jetë dhe në gjendje të mirë fizike sepse të kujdesesh për delet kërkon sfida fizike. Por fermeri qe fiton vendin e punës, nuk do të ketë një shef mbi kokë, do të marrë vendimet e do të kujdeset për delet në mënyrë të pavarur.

North Ronaldsay është ishulli në kulm të veriut në arkipelagun e Skocisë, një copëz si e shkëputur nga parajsa.

Burimi:CountryLiving/Përshtati:Gazeta “SI”

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey