Skuadra shqiptare sot synon mbijetesën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, sot synon mbijetesën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Renova në barazh ndeshet me Ohrin, e cila skuadër përfundoi në vend të dytë në grupin e perëndimit të Ligës së Dytë.

“Në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup, nga ora 16:00 do të ndeshen Sileksi dhe Tikveshi, ndërsa Renova në të njëjtën kohë në stadiumin e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’, do të përballet me Ohrin.

“Ohri po pret që një kohë të gjatë për t’u kthyer në ligën e parë. Kjo është një mundësi e mirë për ne.

Gjithçka është e hapur, përmes 90 minutave natyrisht gjithçka është e mundur, kështu që ne do të përpiqemi të realizojmë qëllimin tonë” – tha para kësaj sfide trajneri i Ohrit, Dragan Boceski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey