S’lëshon pe Bullgaria!

Medai Saolli

Edhe këtë vit si duket nuk do të ketë hapje të negociateve me BE, kështu kanë deklaruar autoritetet bullgare lidhur me hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit perëndimor, ku ata thanë se do të vendosin sërish veton ndaj ‘Severnës’ kryeneçe për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes mes palëve, por që në këtë makth të pritjes së madhe po mbahet peng padrejtsisht edhe Shqipëria.

Shqipëria thonë autoritetet bullgare duhet të ndahet nga pakoja e vlerësimit të përmbushjes së kushteve nga ‘Severna’ e papërgjegjshme, që nuk respekton traktatin e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe se për pasojë thonë përfaqësuesit bullgarë, se ata do ta përdorin veton si reagim i shkeljes së marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Kësisoj, edhe këtë vit anija pararojë e delegacionit të ‘dërzhavës sonë Severna’ do të ngec sërish në cektinë në ujërat e Danubit, të lëshuar në qarkullim posaçërisht me mision drejt Brukselit, me shpresën se Bullgaria këtë radhë nuk do ta bllokojë hapjen e negociatave të këtij viti.

Në këtë udhëkryq ‘Severna’ jonë po e merr në qafë dhe Shqipërinë, e cila po paguan padrejtsisht një çmim të lartë siç është bllokimi dhe vetoja bullgare, për shkak të zemërimit të bullgar me ‘maqedoncat’ të cilët në këtë rrugëtim të gjatë të eurointegrimeve nuk heqin dorë nga identiteti i tyre i shpifur.

Autoritetet bullgare në këtë rast po veprojnë ashtu siç duhesh të vepronte qeveria shqiptare dhe partitë tona politike duke bllokuar çdo integrim me kushtin e vetëm të barazisë së plotë mes dy popujve më të mëdhenj në ‘drzhavën Severna’, nëse do të kishin pak dinjitet dhe ndërgjegje kombëtare, ashtu siç po vepron pala bullgare me të drejtën e vetos duke i kërkuar ‘maqedoncave’ më parë të heqin dorë nga historia dhe identitetin kombëtar e gjuhësor i shpifur.

Në këto rrethana ‘maqedoncat e Severnës’ së bashku me ‘Hamza Kastriotët’ dhe puthadorët shqiptarë të partiçkave politike nuk mund të qurraviten para burokratëve të Brukselit për veton dhe bllokimin bullgar për shkak të mohimit të identitetit gjuhësor dhe historik që bullgarët i bëjnë atyre, kur ‘maqedoncat’ e pushtetit këtë të drejtë ja mohojnë shqiptarëve sip është identitet gjuhësor dhe dhe pabarazia e statusit juridik, duke na shtuar epitetin denigrues të 20% në kushtetutë si bashkësi shifrash.

Koha po punon për shqiptarët ndërsa partitë politike po punojnë kundër interesave të shqiptarëve!

Medai Shaholli

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey