S’mjafton vetëm Harry Kane, Liverpool përmbys dhe fiton ndaj Tottenham

Sharing is caring!


I kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë Harry Kane për të shënuar kundër Liverpool në sfidën kryesore të kësaj jave në Premier League.

Por kjo nuk ka mjaftuar për të dalë me pikë nga “Anfield”.

Përmbysja e Liverpool filloi 7 minuta pas rifillimit të lojës, ku Jordan Henderson barazoi shifrat në 1-1, në të 52-tën.

Por episodi që do të vendoste gjithçka në këtë ndeshje ishte penalltia e akorduar kundër Tottenham në të 75-tën. E nga pika e bardhë e penalltisë, Mohamed Salah nuk mund të gabonte duke çuar shifrat në 2-1.

Me këtë fitore, Liverpool shkëputet në krye me 28 pikë në 10 javë, e ndjekur nga Manchester City me 22 pikë.

Sharing is caring!

Loading...
shares